Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Etrit Berisha nuk ia del, ndryshime në listën e kombëtares

Trajneri Edy Reja publikoi dje listën e lojtarëve, duke dhënë edhe shjegimet përkatëse mbi të. Dy ndeshjet miqësore të qershorit shihen si test mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, në funksion të konsolidimit të grupit dhe konfirmimit të ndonjë prurje të re. Sot është konfirmuar “firoja” e parë, në fakt, e paralajmëruar nga trajneri kuqezi. Fjala është për Etrit Berishën, i cili ka rezultuar i dëmtuar. Për pasojë, është i pamundur. Trajneri Reja ka vendosur të thirrrë po sot Erjon Hoxhallarin, mbrojtësin e Tiranës. Mbi këto ndryshime në listë, ja njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Lista e futbollistëve të kombëtares ka pësuar ndryshime, teksa kuqezinjve iu është bashkuar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari, ndërsa portieri Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi, teksa nuk mund të rikuperohet dot në kohë për dy ndeshjet”.

Related posts

Gatuzo nuk fshihet më: Duam Ligën e Europës, rrogat i marrim paradhënie!

Q.Autor

DEKLARATA TRONDITËSE/ Mandat tjetër në Federatë? Duka na BEFASON me përgjigjen E PRERË (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dy zëvendësime në pak minuta. Edi Reja freskon mesfushën

Delo.autor

Leave a Comment