Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Këtë verë do të largohet nga skuadra, futbollisti i Milanit kapet “mat” në zyrat e Inter-it (FOTO)

Ditët e fundit në Itali kanë qenë vërtet të ngarkuara, me transferime, lamtumira dhe afrime të bujshme.

Ditën e sotme ka menduar futbollisti i Milanit, Alesio Romanjoli që të bëjë bujë. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, mbrojtësi 26 vjeçar shikohet para zyrave të Interit.

Vetëm pak kohë më parë u raportua se Romanjoli me shumë mundësi do të nxirret në shitje dhe një transferim i tij drejt Interit mund të jetë mundësi e mundshme.

Në foto me Romanjolin ndodhen dhe dy drejtorë të Interit, Piere Ausilion dhe Biasin, por sipas “Calciomercato.com”, takimi ka qenë rastësor pasi palët kanë qenë në tavolina të ndara. Megjithatë fotoja ka shkaktuar bujë të madhe dhe pritet të merret vesh gjithçka në orët e ardhshme.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ ​Lyoni i ofron “Los Blancos” Nabil Fekirin

Delo.autor

Rrezik trukimesh në Botëror, do qarkullojnë qindra miliardë dollarë baste

Sadik.Autor

EIBAR-REAL MADRID/ Kike befason “Los Blancos” me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment