Bundesliga Futboll Sport

DRIDHET JUVENTUSI/ BAYERNI ofron 100 milionë euro për “MAGJIKUN BARDHEZI”

Bajerni po kërkon me ngulm një lojtar të nivelit botëror. Skuadra po vuan për një lojtar që mund të bëjë diferencën në ndeshjet e mëdha. Dhe kush tjetër mund ta bëjë këtë më mirë se Paulo Dibala. Argjentinasi po kalon një formë shumë të mirë më skuadrën e Juventusit në Seria A. Së bashku me Ronaldon sulmuesi është një ndër lojtarët më të mirë në këtë fillimsezoni tek italianët që kryesojnë pas 10 javësh kampionatin.

Ndërkohë, në Mynih zërat për një kalim të mundshëm të lojtarit të Juventusit janë shtuar pas rezultateve të dobëta të Bajernit të javët e fundit. Edhe pse skuadra është rikthyer te fitorja, (e katërta radhazi në të gjitha kompeticionet) sërish ka probleme.

Tani me dëmtimin e Tiagos, Komanit dhe Tolisos, drejtuesit bavarezë po mendojnë seriozisht për të shpenzuar para të mëdha në merkato. Në fakt, Karl Hainc Rumenige gjatë një prononcimi për “Bild” deklaroi se skuadra gjermane është e gatshme të shpenzojë shuma të mëdha në merkato për të blerë lojtarë të mëdhenj. Kjo pasi konkurrenca në Champions është shumë e madhe.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, Juventusi ishte skuadra që mund të sillte në Torino mesfushorin kolumbian të Bajernit, Hames Rodrigez. Kjo pasi lojtari nuk ndjehet mirë në Mynih për shkak të aktivizimit të pakët. Kështu, Bajerni mund të fusë në tratativë edhe lojtarin e pakënaqur për të arritur tek objektivi i tij.

Dibala vështirë se do të largohet nga Juventusi për një shifër nën 100 milionë euro. Gjermanët janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e tij për të marrë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës kampione të Italisë.

Related posts

Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti – Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

Q.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Skënderbeu tregon forcën në miqësoren ndaj Pogradecit

Delo.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Ajazi përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment