Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHPRESOJ QË TË VAZHDOJ KËSHTU…”/ Realizoi golin e parë me fanellën e Tiranës, talenti “bardheblu” rrëfen emocionet

Aldi Gjumsi ishte lojtari nga të rinjtë i cili ia doli të shënonte gol me fanellën e Tiranës. Për djaloshin kjo ishte ndeshja e katërt në kampionat me 94 minuta lojë. Dje ai pati fatin të shënonte me fanellën bardheblu një gol. Pas ndeshjes, për gazetën Gjumsi rrëfeu emocionet e golit.

“Për mua është ditë fantastike, jam i lumtur. Të luash titullar dhe të shënosh është shumë. Shënova gol dhe për këtë jam i kënaqur. Ka qenë një 45-minutësh i mirë. U mundova të bëja më të mirën. Te goli nuk u mendova gjatë, sapo erdhi topi nuk u mendova dy herë, godita dhe shënova.

Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen. Tirana është skuadra më e madhe e për të arritur këtu duhet shumë punë”, u shpreh Aldi Gjumsi. Paraqitje të mirë bënë dje edhe të rinjtë e tjerë: Stafa, Musaj, Kuka, Qefalia e Avdiu. Bardheblutë pak nga pak po afrojnë të rinj të tjerë pas treshes Çelhaka-Ismajlgeci e Muçi.

Related posts

SULMUESI E MBYLL ME NAPOLIN/ Milan përgatit ofensivën. “Kuqezinjtë” ofrojnë lojtarin e preferuar të Gattusos

Delo.autor

“PARAJA NGRE UJIN NË QIELL”/ Manchester City “BLEN” edhe trenin (VIDEO)

Isa.Autor

KUSH ËSHTË VAN DIJK APO MICHAEL JORDAN? Holandezi “çmend” shokët dhe rrjetin me kërcimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment