Futboll Seria A Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Juventus e pret trajnerin Allegri me… kalë (FOTO)

Ditën e sotme, Juventusi i dha lamtumirën teknikut Andrea Pirlo teksa është vetëm disa orë larg zyrtarizimi i Maks Alegrit në stolin juventin.

Skuadra bardhezi ka vendosur të “karikojë” tifozët e saj duke postuar në rrjetet sociale hartën e shtetit të Amerikës, Minesota. Arsyeja? Para disa kohësh, Alegri u shpreh se kishte vënë bast për një kalë me emrin Minesota, dhe dikush i kishte thënë që më e lehtë është të drejtosh një skuadër në Serinë A, sesa kali me emrin Minesota të fitonte garën.

“Para disa kohësh vura një bast për një kalë me emrin Minesota. Zotëria te sporteli më tha se ishte më lehtë për mua të stërvitja një skuadër në Serie A sesa ai kalë të fitonte garën. Minesota fitoi, dhe unë mora drejtimin e një skuadre në Serinë A”, ishin fjalët e Alegrit.

Një mënyrë e çuditshme kjo e Juventusit për të zyrtarizuar trajnerin e ri, por postimi është pritur mjaft mirë nga tifozët të cilët kanë shpërthyer menjëherë në rrejtet sociale.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Porto mposht Juventus, talenti Chiesa mban gjallë shpresat e “Bardhezinjve”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Çfarë ndodh nëse mbyllet përundimisht ky kampionat në Serie A?

Delo.autor

PRANË SHKARKIMIT/ “Bild” zbulon SHERRIN e Kovac me lojtarët pas ndeshjes me Dusseldorf

Isa.Autor

Leave a Comment