Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT ME PASHK LASKËN/ Nuk udhëtoi në Rumani. Emocionet e forta të presidentit të Laçit në minutat e fundit

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, mungoi në suksesin historik të skuadrës së tij në Rumani ndaj Universitatea Kraiovës. Mësohet se kreu i klubit kurbinas i ka fobi udhëtimet me avion dhe pavarësisht faktit se bëhej fjalë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së klubit të Laçit, nuk e bindi as ky fakt dhe qëndroi në Shqipëri.

Burime pranë numrit një të klubit kurbinas i treguan gazetës “Panorama Sport” se minutat e fundit të ndeshjes Universitatea Kraiova-Laçi kanë qenë një histori më vete për Laskën pasi po e ndiqte në TV me miqtë e tij. Në momentin kur arbitri i katërt sinjalizoi për 7 minuta shtesë, Laska nuk ishte ne gjendje të shikonte vazhdimin e lojës dhe menjëherë u largua nga ambienti ku po qëndronte prej emocioneve të shumta.

Mirëpo, kishte bërë një kërkesë për miqtë e tij, që ta telefonin në momentin kur të mbyllej takimi për t’i thënë rezultatin final. Kaluan 7 minuta nga shtesë dhe telefonata në drejtim të Laskës nuk po mbërrinte dhe ky i fundit mësohet se nuk duroi dhe i nervozuar mori vetë në telefon miqtë

“Pse nuk më njoftoni, pse më acaroni, sa mbaroi”, ishte britma e Laskës, në një kohë që nga ana tjetër e telefonit, përgjigjja ishte: “Nuk ka përfunduar akoma”. Këtu emocionet u shtuan, por fundi ishte i lumtur pas 100 minutash lojë dhe Laska & CO shpërthyen në festë. Presidenti premtoi më pas 70 mijë euro premio për kualifikimin.

SITUATA TEK ANDERLEHTI

Laçi luan të enjten në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës kundër gjigantëve belgë Anderleht. Kundërshtari i kurbinasve e ka nisur keq sezonin në kampionatin belg, teksa në dy javët e para ka marrë vetëm një pikë.

Në start janë mundur 3-1 në shtëpi nga St.Gilloise, ndërsa në të shtunën barazuan 1-1 me Eupen, ku golin për skuadrën e trajnerit Vinsent Kompani e shënoi Benito Raman. Kjo nisje në kampionat belg tregon se Anderlehti nuk është në stadin e viteve të shkuara që dominonte në kampionatin belg, kështu që Laçi i trajnerit Shpëtim Duro ka shanset e tij dhe mundësitë janë për të përsëritur suksesin e arritur me rumunët e Universitatea Krajovës.

Related posts

URIMI I MESFUSHORIT SHQIPTAR/ Xhaka: Të shpërndarë nëpër botë, por të bashkuar rreth një flamuri dhe një gjuhe (FOTO)

Isa.Autor

Tyson Fury rikthehet në ring, zbulohet kundërshtari i ardhshëm

Isa.Autor

Mbyllet telenovela, zbulohet ku firmosi Ergys Kaçe

Sadik.Autor

Leave a Comment