Futboll Sport

KOMBËTARJA E MADHE MERR LAJMIN E KEQ/ Ylli i ekipit dëmtohet dhe humb eliminatoret e Botërorit. Ja emri…

Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika Latine, ku Xhejms Rodrigez është lënë jashtë skuadrës për dy ndeshjet e radhës që Kolumbia do të luajë ndaj Perusë dhe Argjentinës.

Lajmin e bëri të ditur vetë kombëtarja kolumbiane e cila ndër të tjera shpjegon dhe arsyen e lënies jashtë të yllit të skuadrës.

“Ditët e fundit, mesfushori i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë gjetur një gjendje jo optimale të gjendjes së Rodriguez”.

Mesfushori 29 vjeçar humbet kështu pjesëmarrjen në “Copa America”, dhe në eliminatoret e Botërorit me kombëtaren e tij.

Në vend të Rodrigez është grumbulluar mesfushorin tjetër Edvin Kardona i cili luan tek Boka Zhuniors në Argjentinë.

Related posts

SYNON TË SHKRUAJË HISTORINË NË EURO 2020/ Kosova me 5 mungesa të mëdha niset drejt Anglisë

Delo.autor

Mourinho përmend dy liderët e heshtur që i dhanë fitoren Francës në gjymsëfinale

Isa.Autor

SFIDA ME TOTTENHAM/ Ish-lojtari i Milanit këshillon: Van de Beek duhet të shkojë tek…

Delo.autor

Leave a Comment