Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E QUAJTËN LOJTAR STOLI DHE TË DËSHTUAR/ Mbrojtësi Ismajli “shpërthen” ndaj kritikëve: Nuk po dëgjohen disa analistë nga Kosova… (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardijan Ismajli, ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në “Instagram”, duke thumbuar analistët nga Kosova, të cilët nuk kishin besim te futbollisti i cili është shndërruar në një lider tek kuqezinjtë e drejtuar nga Reja.

Kujtojmë që Ismajli dikur ishte kapiten i Kosovës U-21, teksa zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë. Mbrojtësi i konsiderua nga disa analistë kosovarë si i dështuar dhe që nuk mund të gjente hapësira te Kosova, ndaj edhe zgjodhi Shqipërinë. Futbollisti që aktivizohet te Hajduku i Splitit në Kroaci, duket se iu ka mbyllur gojën kritikëve, pas paraqitjeve të fundit.

POSTIMI THUMBUES I ISMAJLIT:

“Diçka për rezervistin. Nuk po dëgjohen disa gazeta dhe analistë nga Kosova jonë, sidomos ai i famshmi. Askush s’ka mundur të më mposhtë dhe as nuk do të munden! Me ndihmën e Zotit edhe familjes, vetëm përpara dhe me sukses vazhdojmë”.

Ismajli

 

Related posts

RENDITJA/ Kategoria e Parë: Vllaznia kryeson e vetme, surprizë Egnatia. Ja klasifikimi (FOTO)

Isa.Autor

BAYERN MUNICH NGRE SIPARIN E BUNDESLIGAS/ Trajneri Flick: Nuk e kemi humbur formën, urime Klopp për…

Delo.autor

“ROBOTI” ËSHTË I PANDALSHËM/ Haland barazon rekordin 60-vjeçar

F.autor

Leave a Comment