Futboll Seria A Sport

PA RONALDON DHE AFRIMET E BUJSHME/ Ja si pritet të rreshtohet Juventus nën drejtimin e Allegri-t…

Afrimi i Maks Alegrit në stolin e Juventusit mund të sjellë ndryshime të mëdha në formacionin e bardhezinjve.

Sigurisht e gjithë vëmendja qëndron tek mungesa e Ronaldos, të cilin Alegri nuk e ka dëshiruar që në fillimet e tij. Për portugezin mund të jetë sezoni i fundit me bardhezinjtë teksa divorci duket shumë afër.

Në portë pritet të afrohet Donaruma, i cili e mbylli përfundimisht aventurën me Milanin. Në mesfushë Juvja mund të sigurojë shërbimet e Loaktelit i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Sasuolon ose të rikthejë Miralem Pjaniç nga Barcelona, ndërsa në sulm pritet afrimi i Mauro Ikardit ose blerja përfundimtare e Moratës.

Në dyshim është dhe e ardhmja e Dibalës, i cili ka refuzuar rinovimin prej 10 milionë euro në sezon.

FORMACIONI I MUNDSHEM

(4-3-3): Shjezni / Donaruma; Kuadrado, De Ligt, Kielini/Bonuçi, Aleks Sandr /Danilo; Lokateli / Pjaniç, Bentankur ,Saul/ Artur; Kulusevski, Dibala, Kieza; Ikardi / Morata

Related posts

SKANDAL ME “PULLË TË KUQE” NË RUSI/ Sulmuesi Dzyuba shikon ish-të dashurën në tv dhe nuk… përmbahet (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Verona-Milan, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Daniel Godelli nuk duron më, mesazh i qartë për KOKSH-in

Sadik.Autor

Leave a Comment