Futboll Sport

“AI E PA FILMIN, U PËRLOT…”/ Vajza e Robberto Baggio-s tregon emocionet e të atit për penalltinë e humbur në Botëror

Kanë kaluar 27 vjet, por emocione të caktuara janë aq të forta saqë duket se nuk harrohen kurrë. Si ato që të japin ndjekja e një ëndrre që kufizohet me të pamundurën, ose një penallti të gabuar në finalen e Kupës së Botës.

Zhgënjimi i madh i Roberto Baxhos, në atë pasdite të nxehtë amerikane të 17 korrikut 1994, ishte i njëjtë me atë të miliona italianëve që e shihnin në televizion, shkruan “Corriere dello Sport”.

Mjaftojnë disa imazhe të një filmi për të jetuar gjithçka përsëri. Por “Il Divin Codino”, një film artistik biografik kushtuar Robit, nuk tregon vetëm për atë moment, i cili tani është bërë ikonik në historinë e Italisë. Filmi për Roberto Baxhon tregon mbi të gjitha anën njerëzore të kampionit të madh, i cili as sot nuk mohohet kurrë.

Është vajza, Valentina, ajo që zbulon emocionin e madh të babait të saj, e cila ka ringjallur historinë përmes ekranit të vogël të “Netflix”.

“Babai qau gjatë gjithë filmit … dhe ti?“, shkroi në një postim në Instastory vajza e madhe e ish-futbollist, e cila gjithashtu në foto tregon edhe një herë ndjeshmërinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Me dorën mbi sy për të fshehur emocionin e madh, shumë do ta kenë parë njëri-tjetrin përsëri në këtë imazh të bukur dhe prekës të një kampioni që shënoi një epokë.

Related posts

“NAPOLI? KUR LUANIM ATJE E BËNIM NË BREKË”/ Mexes: Kam gjithmonë Romën në zemrën time dhe…

Delo.autor

Diego Laksalt flet fjalët e para pas zyrtarizimit te “djalli”: Faleminderit Milan!

Isa.Autor

INTER-JUVE “LUFTA E III BOTËRORE”/ Duel kilometrash dhe nervash, por në gjysmëfinalen e Kupës kalojnë gjithmonë torinezët

Delo.autor

Leave a Comment