Futboll Seria A Sport

OPERACIONI “FSHESA”/ Jo vetëm Hakimi, zbulohen lojtarët e tjerë që priten të largohen nga Inter-i

Objektivi i Interit është që të arkëtojë sa më shumë për të rregulluar bilancet.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” përveç lojtarëve deçiziv të titullit kampion si Hakimi, tani synimi është të largojnë ata lojtarë që nuk janë më në qendër të projektit të zikaltërve.

Stefano Sensi është një ndër ta ku lë një sezon zhgënjyes pas dëmtimeve të njëpasnjëshme, dhe pas tij janë vendosur Fiorentina e Ivan Xhenaro Gatuzos dhe Shahtjor Donjetsk i Roberto De Zerbit.

Matias Vesino i cili ishte një lojtar që ka luajtur pak për të mos thënë aspak me Antonio Konten këtë sezon që lamë pas, dhe mund t’i bashkohet Napolit të Luçiano Spaletit.

Ndërsa për Ivan Perisic vendimi do të merret pas Euro 2020.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ Ish-futbollisti: Djali im do të ketë një karrierë të madhe

Isa.Autor

Merr fund dilema! Vajushi bindet nga oferta, ka mbetur një detaj për…

Sadik.Autor

Georgina, një industri si RONALDO/ Fiton sa një futbollist dhe është gati për…

Isa.Autor

Leave a Comment