Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Trajneri Guardiola do patjetër Champions-in, ofertë 2+1 vjeçare Sergio Ramos

Ka mbetur një muaj kohë nga përfundimi i kontratës së Sergio Ramos me Real Madridin dhe palët nuk bien dakord për rinovimin. Shanset që të ndahen rrugët nga korriku po rriten dita-ditës. Të mëdhenjtë e Europës po ndjekin nga afër situatën, ndërsa presin një vendim zyrtar për të synuar qendërmbrojtësin. Njëri prej tyre është Manchester City, nënkampion i Europës, i cili dëshiron të përforcohet me një mbrojtës veteran për sezonin e ardhshëm. Përvoja e Ramos në Champions do t’i vinte në ndihmë Guardiolës për ta fituar përfundimisht kompeticionin madhor kontinental me “qytetarët”.

ESPN njoftoi këtë të hënë në mëngjes se Manchester City do t’i ofrojë Ramos kontratë 2-vjeçare, nëse më 30 qershor del lojtar i lirë. Operacioni i mundshëm tani varet nga Ramos dhe Real Madridi. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje për ta zgjatur kontratën, atëherë Guardiola fërkon duart. Oferta e Manchester City do të përfshinte gjithashtu një vit më shumë opsional të Ramos, duke luajtur në ekskluzivitetin e pronarëve të “qytetarëve” në MLS, New York City.

Negociatat midis klubit të bardhë dhe kapitenit kanë ngecur në një pikë. Ramos, 35 vjeç, dëshiron kontratë edhe për dy sezone në “Bernabeu”, çka bie ndesh me politikat e Perez, i cili për lojtarët mbi 30 vjeç ofron vetëm kontrata 1-vjeçare. Shkurtimi i pagës prej 10%, që Real Madrid kërkon nga të gjithë lojtarët, nuk është problem. Ramos e pranon atë, por dëshiron kontratë 2-vjeçare, deri në qershor 2023.

Related posts

REALI DHE BARÇA NUK JANË ASGJË/ Skuadra franceze shënon 95 gola në 3 ndeshje dhe më pas TËRHIQET sepse…

Isa.Autor

CAS përjashton lojtarin e parë nga Botërori

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Çfarë u tha Joakim Lëv lojtarëve në pushim të ndeshjes

Isa.Autor

Leave a Comment