Futboll Seria A Sport

AKORDI DONNARUMMA-JUVENTUS/ Nisin tratativat, nga oferta “Bardhezi tek komisioni për agjentin Raiola

Sipas asaj që SportMediaset raporton për Italia Uno, pas takimit “rrufe” të Pavel Nedved në Motecarlo për t’u takuar me Mino Raiola, negociatat për të sjellë Gigio Donnarumma në Juventus në fakt kanë filluar.

Palët do të ishin më afër, me portierin të gatshëm t’i thotë “po” një oferte prej 8 milion eurosh, domethënë e njëjta që është bërë nga Milani.

Ndryshe nga kuqezinjtë, megjithatë, klubi i Juventusit është i gatshëm të paguajë një komision midis 15 dhe 20 milion euro për Raiola.

Për t’i lënë vend Donnarumma, Juve po punon për të shitur Szczęsny, mbi të cilin do të kishte disa ekipe të Premier League të interesuara.

Sakaq, edhe Barcelona ka nisur negociatat për Donnarumma dhe oferta mund të jetë më e madhe, por vetëm nëse shitet Ter Stegen dhe nuk duket aq e lehtë të ndodhë këtë verë.

Related posts

LIVE/ Zhbllokohet sfida në “Selman Stërmasi”, bardheblutë shënojnë me penallti (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Trajneri jep dorëheqjen nga klubi i Serie A, ja arsyeja befasuese

Delo.autor

INFEKTOHET ME COVID-19/ Ja si është gjendja shëndetësore e Xherdan Shaqirit

Delo.autor

Leave a Comment