Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Trajneri jep dorëheqjen nga klubi i Serie A, ja arsyeja befasuese

Trajneri Stefano Pioli ka dorëzuar dorëheqjen te Fiorentina, vetëm 48 orë pasi skuadra e tij u mund nga Frosinone.

Ishte përfolur se klubi nga Firence po mendonte të shkarkonte trajnerin, për shkak të rezultateve negative, madje thuhej se Eusebio Di Francesko do të ishte pasuesi i tij. Gjithsesi Pioli ka marrë vetë hapin i pari duke paraqitur dorëheqjen.

Fiorentina nuk ka fituar një ndeshje që prej 17 shkurtit, asokohe mundi 4-1 Spal-in në fushën e vet.

Vendin e tij tek Fiorentina do e marrë përkohësisht Emiliano Bigica, ish-lojtar i klubit violë në vitet 1990. Ndërsa për të ardhmen po përflitet emri i Vincenzo Montella-s, i cili e ka drejtuar skuadrën vjollcë në periudhën 2012-2015.

Related posts

E ARDHMJA E CR7 NË DYSHIME/ Menaxheri Mendes zbulon planet e “Jashtëtokësorit” të Juventus

Delo.autor

Sarri i zhgënjyer për shkarkimin: Nuk e meritoja kështu

Sadik.Autor

Pakënaqësitë ndaj PSG, Lucas Moura dëshiron transferimin tek Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment