Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ I skadon kontrata në qershor, Lazio “shënjestron” lojtarin e Kombëtares…

Janë orë të nxehta për një kalim të mundshëm të Mauricio Sarrit tek skuadra e Lacios, pas largimit të Simone Inzagit nga pankina e bardhekaltërve ku ky i fundit me shumë mundësi do të emërohet si “timonieri” i ri i Interit.

Sipas asaj që raporton media italiane “La Repubblica”, thuhet se me ardhjen e ish-trajnerit të Juventusit, Napolit dhe Çelsit, kërkesa e tij e parë do të jetë transferimi në kryeqytetin italian të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj i cili është në skadencë me skuadrën nga Kampanja.

Sarri do të ribashkohej me Hysajn për herë të tretë pas eksperiencave me Empolin, Napolin dhe së fundmi me shumë mundësi edhe me fanellën e Lacios. Ky lajm do të gëzonte edhe drejtorin sportiv të Lacios, ku jo pak herë e ka kërkuar futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE” NDAJ SOUTHAMPTON/ “Djajtë e Kuq” zhgënjejnë sërish në kampionat

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ Zbuloi fanellën e Maradonës gjatë homazhit për të, Spanja gjobit “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

ENEA MIHAJ FESTON DITËLINDJEN/ Shikoni çfarë e “detyrojnë” të bëjë tek PAOK-u (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment