Futboll Sport

MESFUSHORI GRECA FITON GJYQIN/ Ja klubi rrezikon bllokim të merkatos dhe përjashtim nga kampionati…

Mesfushori shqiptar, Bedri Greca ka fituar gjyqin kundër ish-kampionëve të Kosovës, Feronikelit. Sipas “Insporti”, theksohet se ekipi kosovar ka humbur gjyqin në FIFA ndaj futbollistit shqiptar.

Feronikeli pas humbjes së gjyqit do të detyrohet të paguajë shumën e mbetur borxh të pagave brenda 40 ditëve, në të kundërtën FIFA do t’i bllokojë merkaton.

Por në rast se ish-kampionët e Kosovës nuk paguajnë borxhin brenda 40 ditëve, dënimi nga autoritetet do të jetë edhe më i madh deri në heqje pikësh, apo edhe deri në rënie nga Superliga. Ish-futbollisti Tiranës dhe Laçit, bëri dhjetë paraqitje me Feronikelin këtë sezon, ku shënoi tre gola dhe dha një asist.

Related posts

RICARDO KAKA/ Braziliani që mahniti tek Milani dhe u “zbeh” në Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

ISHIN PJESË E SUPER LEAGUE/ 6 klube e pësojnë keq. Zbulohet dënimi, rrezikojnë edhe…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Milan-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment