Futboll Seria A Sport

DUELI NË CHAMPIONSIN. Ancelotti: Ndaj PSG-së pa frikë, na duhet pjekuri në fushë

Fitorja 3-0 ndaj Udinese në kampionat ka karikuar në maksimum skuadrën e Napolit, që ka ngushtuar në 4 pikë diferencën me Juventusin në Serinë A (bardhezinjtë barazuan me Genoa). Por kjo fitore tregoi edhe se ekipi trajnerit Carlo Ancelotti po kalon një moment të mirë dhe se është gati për një betejë të vështirë të mërkurën, në Champions League ndaj PSG-së.

Trajneri la disa lojtarë pushim, për të patur një skuadër të freskët në “Parc De Princes” të mërkurën, ku Napoli do të synojë të mbrojë kreun e renditjes së Grupit C (Napoli ka 4 pikë, një më shumë se rivalët). Një grup “ferri”, pasi janë edhe skuadrat e Liverpool e Crvena Zvezda, ndërkohë që renditja tregon se të gjitha ekipet janë në garë për t’u kualifikuar më tej.

“Fitorja ndaj Udinese është e rëndësishme, pasi luajtëm ndaj një ekipi në formë, që ndryshoi disa herë taktikë gjatë lojës, ndaj e konsideroj një test të kaluar me sukses. Unë shpresoj që skuadra, ashtu sikurse reagoi ndaj Udinese, të dijë të tregojë pjekuri e qëndrueshmëri në të gjitha repartet edhe ndaj PSG-së. Jemi në valle për të shkuar më tej, ndaj le të “vallëzojmë” pa patur frikë nga asgjë”, u shpreh trajneri Carlo Ancelotti.

Related posts

Ronaldo te Juventusi/ Florentino Perez ka gati asin nën mëngë

Isa.Autor

DHUNA NDAJ ARBITRIT NË CËRRIK/ Mirdita kërkon ndjesë publike: Ishin akumulimet e gjithë sezonit, lojtarët tanë janë…

Delo.autor

BECKAM MENDON PËR MERKATON/ Një kampion bote drejt Inter Miami, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment