Futboll Seria A Sport

U NGJITËN PAS 24 VITESH/ Presidenti i skuadrës në Serinë A në telashe. Duhet të shesë klubin, ja shkaku…

Presidentin e Lacios, Klaudio Lotito e ka zënë halli pasi duhet të shesë skuadrën në pronësi të tij, Salernitanën brenda datës 25 qershor.

Salernitana u ngjit këtë vit në Serinë A pas 24 vitesh dhe ligji nuk e lejon që të ketë dy skuadra në pronësi brenda kampionatit, prandaj Lotito duhet të zgjedhë të shesë të sapongjiturit ose Lacion. Normalisht që skuadra e sakrifikuar do të jetë Salernitana, teksa në Italia shkruajnë se vetë presidenti i klubit i ka dërguar një letër mirëkuptuese federatës.

Por këta të fundit i kanë kthyer përgjigje negative, teksa presidenti i Federatës, Gabriele Gravina i është përgjigjur Lotitos se duhet të veprojë sipas ligjit.

‘’ Lotito gjeneron kontradikta? Nuk më pëlqen ta personalizoj. Unë e njoh angazhimin aktiv të Lotitos në botën e futbollit dhe mendjemprehtësinë e ti tek klubi i Salernitanas, megjithatë unë dua tia bëj të qartë se shitja e Salernitana duhet të bëhet në përputhje me rregullat, pa interpretime të çuditshme të rregullave. Ata që e duan Salernitana e dinë se për çfarë po flas”, e mbylli fjalën e tij Gravina.

Lotito ka kohë 3 javë që të gjejë blerësin e duhur përndryshe ligji do të veprojë dhe do të marrë masa.

Related posts

KONTRATA E CR7 PËRFUNDON NË 2022/ Juventus ultimatum yllit Dibala, “bardhezinjtë” mendojnë për Ronaldon që…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ DINAMOS/ Memelli: Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, ky arbitër nuk dua të na gjykojë më

Delo.autor

GJITHMONË UNIK/ Messi si Nusret: Videoja e tij është bërë virale në Internet (PAMJET)

Isa.Autor

Leave a Comment