Futboll Seria A Sport

TRE DITË MË PARË BËRI VAKSINËN/ Mesfushori Vidal i infektuar me COVID-19, shtrohet në spital. Ja gjendja e tij…

Arturo Vidal është shtruar në spital në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pasi ka rezultuar i infektuar me Koronavirus. Mesfushori i Interit duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës, të enjten, por stafi mjekësor i Kilit njoftoi se “lojtari u testua pozitiv për COVID-19” gjatë një kontrolli të zakonshëm parandalues, të hënën, më 31 maj. Arturo u shtrua në spital dhe u izolua nga grupi për më shumë se 72 orë si një masë parandaluese për shkak të një infeksioni në bajame.

34-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke siguruar se do të shërohet shpejt për të dhënë kontribut me fanellën e përfaqësueses së tij.

“Fatkeqësisht, zbulova se isha pozitiv me COVID-19, pasi një mik asimptomatik doli pozitiv në një kontroll parandalues. Këtë herë nuk të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia. Unë do të shërohem së shpejti për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e “La Rojas”, shkruan vidal. “Falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë kujdesur për të gjithë kilianët në këtë pandemi të tmerrshme. Ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni!”

Mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me Koronavirus së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë.

Related posts

BOTËRORI ÇDO DY VITE? “Conmebol” bashkë me Brazilin dhe Argjentinën i përgjigjen prerë FIFA-s…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Chelsea. Rezultati 4-0

Delo.autor

SERIE A/ Di Francesco i hap dyert Balotellit: E kam kërkuar që te Sassuolo

Sadik.Autor

Leave a Comment