Futboll La Liga Sport

PROBLEME PËR REAL MADRID/ zbulohet kërkesa që Sergio Ramos u ka bërë shokëve të skuadrës

Sergio Ramos është shumë afër lamtumirës nga Real Madrid, por jo vetëm.

Kapiteni i Los Blancos, i cili nuk është grumbulluar nga Spanja për Europianin, është shumë larg rinovimit të kontratës me klubin dhe duket se po shtynë shokët e skuadrës që të mos pranojnë reduktimin errogave të kërkuar nga presidenti Florentino Perez.

Mbrapa kësaj kërkese duket se është bindja e Perez për t’i përdorur paratë që do të kurseheshin për të blerë Kylian Mbappe.

Sipas El Transistor të Onda Cero, Sergio Ramos e ka refuzuar rinovimin me reduktim të rrogës, një ofertë që është pranuar nga Luka Modric disa javë më parë.

El Gran Capitan duket se po provon të bindë shokët e skuadrës të mos arrijnë një marrëveshje me Perez, i bindur se presidenti do t’i përdorë këto shkurtime për merkaton e ardhshme dhe, në mënyrë më specifike, për të marrë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Related posts

“NË SHQIPËRI TË ZHVISHNIN DHE TË MERRNIN RROBAT”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nuk ndihem grek, unë jam i tillë…

Delo.autor

HABIT Maldini: Isha gati të largohesha, s’më qortojnë dot se nuk bleva Mesin

Delo.autor

Grezda zbulon detajet e transferimit të ekipi i Gerrardit, dhe dashurinë për SHQIPËRINË

Isa.Autor

Leave a Comment