Futboll Sport

Zbulohen tifozët më pijanecë të Premier League! Ja cilit ekip i përkasin

Disa tifozë që shkojnë në stadiume kanë dëshirë të shijojnë një apo dy birra përpara ndeshjes. Dhe pse jo një apo dy të tjera gjatë pushimit. Por ka edhe disa që duan ta shohin ndeshjen e ekipit të zemrës me një mendje të qartë.

Niveli i pijeve në stadiumet e Premier League ndryshon nga fusha në fushë, ashtu edhe çmimet, si dhe niveli i stresit që skuadrat u japin tifozëve.

FootballTips.com ka bërë një kërkim për të parë se cilët tifozë pinë më shumë birra në ditët e ndeshjes dhe për këtë studim janë pyetur 2,400 tifozë, të gjithë mbështetës në Premier League. Rezultati mund t’iu surprizojë.

Tifozët e Everton janë në krye. Ata konsumojnë 43 birra në javë. Pas tyre janë ata të Crystal Palace, që konsumojnë 40 birra dhe më pas janë tifozët e Chelsea-t, që pinë 35 birra në javë mesatarisht. Më poshtë keni renditjen e plotë.

1. Everton – 43 birra (mesatarisht)

2. Crystal Palace – 40 birra

3. Chelsea – 35 birra

4. Tottenham – 34 birra

5. Man Utd – 31 birra

6. Stoke City – 30 birra

7. Burnley – 26 birra

8. Man City – 25 birra

9. Liverpool – 23 birra

10. Arsenal – 21 birra

11. West Brom – 18 birra

12. Newcastle – 17 birra

13. Swansea – 15 birra

14. Huddersfield – 10 birra

15. West Ham – 10 birra

16. Watford – 8 birra

17. Southampton – 6 birra

18. Brighton – 6 birra

19. Bournemouth – 5 birra

20. Leicester – 4 birra

Related posts

SFIDAT E MARSIT PËR “KATAR 2022″/ Mësoni ndeshjet dhe kur rikthehet në fushë Kategoria Superiore…

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARMËS/ Sarri vendos Ramsey në formacion, ja vendimi për CR7

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment