Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tekniku Sarri tek Juventus si CR7, ja sa ka kushtuar për një sezon të vetëm…

Sezoni i Maurizio Sarri-t në drejtim të Juventus-it i ka kushtuar bardhezinjve sa një lojtar i madh ose sa një vit rrogë i Cristiano Ronaldo-s.

Zgjedhja për t’ia marrë Chelsea-t të Abramovich dhe për t’i besuar vendin e lënë bosh nga Max Allegri i ka kushtuar klubit rreth 30 milionë euro.

Rroga e trajnerit ka qenë 6 milionë euro, plus bonuse. Me përjashtim të kursimit të bërë pas marrëveshjes së arritur me skuadrën në mes të pandemisë, Juventus ka qenë e detyruar ta paguajë deri në qindarkën e fundit për dy vite: 12 milionë euro, pothuajse dyfishi në bruto.

Këtyre i shtohen 2.5 milionët që duhen paguar si dëmshpërblim për mos ushtrimin e kaluzolës për t’ia rinovuar kontratën për vitin e tretë. më pas është edhe shfira e paguar për ta liruar nga Chelsea, rreth 4 milionë euro.

Në total, rreth 30 milionë euro për ta mbajtur në drejtim të skuadrës vetëm një vit dhe për të fituar një kampionat.

Related posts

Shkëndija insiston për Rrocën, Luftëtari kërkon të mbajë Vucajn

Isa.Autor

Icardi dhe Dybala ‘përjashtohen’ nga Argjentina

Q.Autor

STATISTIKAT/ Bleu më të mirët në treg, PSG “kampione” e… minutave të fundit

Delo.autor

Leave a Comment