Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Chiellini largohet nga Juventus pas 7 vitesh, e pret skuadra e Serisë B

Klaudio Kielini, vëllai i Xhorxho Kielinit i ka thënë lamtumirë Juventusit pas 7 viteve të kaluara te bardhezinjt.

Klaudio punonte si zbulues talentesh për Juven duke udhëtuar shpesh në akademitë e futbollit për të sjellë tek bardhezinjt prurje të reja.

Aktualisht 36 vjeçari mbante detyrën si trajner i 23 vjeçarëve pranë akademisë së Juventusit, ndërsa me përfundim të kontratës me ‘’Zonjën e Vjetër’’ në 30 korrik, Klaudio do të fillojë punë si drejtor sportiv i Pisës e cila luan në Serinë B italiane.

Klaudio dhe Xhorxho Kielini janë vëllezër binjak ku një pjesë të jetës ja kushtuan futbollit dhe Juventusit.

Related posts

GLADIATORI SHQIPTAR/ Kërkoi falje për SHQIPONJËN, Zvicra e bën KAPITEN XHAKËN

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Flamurtari. Rezultati 2-0

Delo.autor

PRAPASKENA TEK MILANI/ Higuain u tall në stërvitje, Gattuso i xhindosur

Delo.autor

Leave a Comment