Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Po kalon një formë të shkëlqyer, Milan kërkon shërbimet e “bomberit” polak…

Milani vazhdon të shohë për një zëvendësues ideal të Zlatan Ibrahimoviç.

Pas rinovimit të kontratës së Oliver Zhiru me skuadrën e Çelsit, skuadra kuqezi është vendosur pas ish-sulmuesit të Napolit që aktualisht aktivizohet me Marsejën, Arkadius Milik.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se Maldini dhe Masara po e ndjekin me interes këtë pistë e cila duket alternativa nëse dështon afrimi i Zhirusë.

Milik duket se është rikthyer në formën e mëparshme me skuadrën marsejeze pas 6 muajve të kaluara në tribunë tek Napoli dhe në muajin janar ai u largua në formulën e huazimit tek klubi i Ligue 1 deri në verën e vitit 2022.

Related posts

“Mos u dorëzo kurrë!”, mesazhi i skuadrës së “Partizanit” për Mirjanin

Sadik.Autor

DERBI I MADONNINËS/ “Tango” e sulmit, Higuain vetëm një gol para Ikardit

Isa.Autor

“ÇMENDEN” TIFOZËT ANGLEZË/ Nuk u del inati dhe rrahin keq italianët në dalje të Wemblit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment