Futboll Sport

ZYRTARE/ Fitoi titullin sezonin e kaluar, sulmuesi e mbyll me bardheblutë

Sulmuesi Xhevdet Shabani nuk është më lojtar i Dritës në Superligën e Kosovës. Ka qenë vetë ish-lojtari i Teutës, që nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij, ka njoftuar se nga sot nuk do të jetë më pjesë e Dritës.

Shabani ishte pjesë e gjilanasve nga viti 2017, me të cilët ka arritur të festojë dy tituj kampionë, atë të sezonit 2017-2018 dhe atë të sezonit të kaluar, ndërkohë që me Dritën ka fituar edhe Superkupën e Kosovës 3 vite më parë.

34-vjeçari tashmë e ka mbyllur kontratën me bardheblutë e Gjilanit dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Related posts

‘Operacioni fshesa’ te Arsenal, sulmuesi një hap larg Evertonit

Q.Autor

Agjenti i Kalinic, kërkon klub për lojtarin e tij

Sadik.Autor

“MË NË FUND U RIKTHEVA”/ Myrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juventus

Delo.autor

Leave a Comment