Futboll Seria A Sport

“BOMBA” E MERKATOS SË VERËS/ Ish-portieri Zenga zbulon ku do të transferohet Donnarumma

Walter Zenga hedh një bombë në merkaton e futbollit, ose të paktën e hipotezon atë. Ish-portieri, drejtpërdrejt në Instagram, komentoi zgjedhjen e Donnarumma për ta lënë Milanin. Gjithashtu u përpoq të hipotezonte destinacionin e tij të ri. Dhe ideja e tij është se do të shkojë te Roma:

“Unë e njoh mirë Donnarumma, shpesh flasim me njëri-tjetrin dhe kemi qëndruar së bashku. Ai gjithmonë më ka dhënë përshtypjen e një djali të qetë dhe të sigurt. Gigi nuk ka menduar fare për kontratën gjatë sezonit, por vetëm për jetën e përditshme dhe si të përmirësohet.

A shkon te Juventusi? Për mua, ai mund të shkojë te Romë. Një lojtar i lirë si Donnarumma do të shkonte te një klub që ka nevojë të madhe për të, sesa të rivalizojë me një portier të kontraktuar si Szczesny. Nuk besoj të transferohet në të njëjtin klub me polakun, pr ate Juventusi”.

Related posts

VAZHDON KRISJA TEK NAPOLI/ Hysaj “mollë sherri” tek klubi, presidenti De Laurentiis i del përsëri kundër Gatussos

Delo.autor

POLEMIKAT/ Lazio-Inter vazhdon të prodhojë debate, edhe një lojtar i “Zikaltërve” dënohet me supergjobë

Delo.autor

Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment