Futboll Seria A Sport

INJORON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ylli i Atalanta-s: Në Serinë A ka lojtarë më të fortë…

Ruslan Malinovskyi, fantazist i Ukrainës dhe Atalanta-s, ka dhënë një intervistë interesante për kanalin Youtube Вацко Live.

“Lojtari më i fortë i Serisë A? Sigurisht nuk do të them Ronaldo. Seria A ka shumë lojtarë më të fortë se ai”, ka thënë 28-vjeçari.

“Por mund të them se lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur është padyshim Muriel. Një lojtar i pabesueshëm. Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, do të kishte luajtur për një skuadër si Barcelona”.

Në lidhje me kundërshtarët:

“Mes kundërshtarëve që më pëlqejnë më shumë është Zielinski i Napoli-t. Mendoj se është një futbollist shumë i fortë: është një lojtar që lëviz shumë, teknik dhe i zgjuar. Është shumë i vështirë të luash kundër tij. Seria A ka shumë lojtarë të fortë, por mua më pëlqen Zielinski”, ka përfunduar Malinovskyi.

Related posts

SOT TAKIMI PËR RINOVIMIN E LAUTAROS/ Pretendohen 6 milionë euro, por klubi i…

Delo.autor

PUBLIKOHEN FORMACIONET ZYRTARE/ Reja zgjidh dilemat e sulmit ndaj Spanjës

F.autor

MESSI ÇMEND “BERNABEUN”/ Merr më shumë ovacione se Ronaldo në 9 vite (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment