Futboll Sport

ZYRTARE/ Myrto Uzuni do të drejtohet nga ish-trajneri i Dortmundit

Ferencvaroshi nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri, teksa pas largimit të Sergi Rebrov, drejtimin e skuadrës ia kanë besuar një figure të njohur.

Klubi hungarez, ku aktivizohet Myrto Uzuni në sezonin e ri do të drejtohet nga austriaku Peter Stoger. Ky i fundit ka një karrierë të pasur, teksa në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Këlni, ku qëndroi nga 2013 deri në 2017 dhe Dortmundi në Bundesligë, të cilët i drejtoi në 24 ndeshje në sezonin 2017-2018.

Sezonin e fundit 55-vjeçari ishte në stolin e Austrisë së Vienës, teksa tashmë është zyrtarizuar te Ferencvaroshi, me këta të fundit që vijnë pas një sezoni të shkëlqyer, ku fituan titullin.

Tashmë Uzuni që gjithashtu bëri një sezon shumë të mirë, do të kërkojë që gjithashtu të shkëlqejë edhe nën urdhrat e Stogerit.

Related posts

DY MUAJ DEÇIZIVË/ Juventus mes objektivit Champions dhe të ardhmes

F.autor

Mourinho me ide “të çmendura”/ Tre lojtarë të Man United përballë 100 fëmijëve hiperaktivë

Isa.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Të gjithë të çmendur pas Armando Brojës, sulmuesin e Kombëtares e do dhe Real Madridi

F.autor

Leave a Comment