Bundesliga Futboll Sport

U LA JASHTË “EURO 2020″/ Vëllai i mbrojtësit të Bayern Munich: Trajneri Low ka probleme

Zherom Boateng nuk u thirr nga trajneri Joakim Lëv për të bërë pjesë në skuadrën e Europianit. Ndryshe nga Myler dhe Humels që u larguan në 2018 së bashku me Boateng, mbrojtësi i Bajernit u injorua nga Jogi.

Vëllai i tij Kevin Princ Boateng lëshoi vrer kundër Lëvit duke thënë: “Nuk e kuptoj se si mund të lësh jashtë një lojtar që ka qenë protagonist me klubin e tij duke fituar gjithçka. Lëv ka probleme”.

Ndërkohë, edhe ish-mesfushori Bastian Shvajnshtaiger tha se nuk e kuptonte vendimin e trajnerit. “Është e habitshme lënia jashtë e Zheromit. Ai do t’i bënte shumë punë kombëtares në Europian. Ka shumë eksperiencë dhe mjafton që të ishte i grumbulluar. Gjithsesi, është vendimi i trajnerit dhe duhet respektuar”, tha Shvajni.

Related posts

HOXHA KTHEHET NË HERO/ Kamza humbet penallti me anë të Sebino Plakut (VIDEO)

Isa.Autor

DËSHTIM TOTAL/ Mrekullia e Ronaldos nuk mjafton, Juventus jashtë Champions

Delo.autor

COUTINHO NË “PIKIATË”/ Barcelona pranon ta shesë edhe për 80 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment