Futboll Sport

NDODH GJITHÇKA NË FINALEN E ÇMENDUR/ Sherr masiv dhe penallti e humbur në minutën e 125-të, SHBA ngre trofeun

Finalja në Ligën e Kombeve CONCACAF, mes SHBA dhe Meksikës, ishte me të vërtetë e çmendur. Amerikanët triumfuan mes tensionit me rezultatin 3-2, në një ndeshje e cila i kishte brenda të gjitha.

Korona kaloi meksikanët në avantazh në minutën e 2-të, ndërsa Rejna barazoi shifrat në minutën e 27-të, 3 minuta pasi Meksikës i ishte anuluar një gol për prekje me dorë. Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, fillimishte Lainez në minutën e 79-të, ndërsa Mekeni barazoi shifrat për SHBA në minutën e 82-të.

Në fundin e kohës së rregullt shpërtheu edhe një sherr masiv, pas një përplasje të mesfushorit të Juventusit, Mekeni, me atë të Atletikos Hektor Herrea, aty ku më pas u përfshinë edhe lojtarët e tjerë, ndërkohë që në tension e sipër, u godit edhe arbitri i ndeshjes.

VIDEO
Në kohën shtesë, SHBA kaloi në avantazh falë golit të Pulisiç në minutën e 114-të me penallti, ndërkohë që Guaradado i Meksikës kishte mundësinë ta dërgonte ndeshjen në penallti, por në minutën e 125-të, humb një 11-metërsh, duke bërë që finalen ta fitojë SHBA.

Kujtojmë se Meksika e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Martino u ndëshkua me karton të kuq në shtesë. Vlen të theksohet se në fundin e ndeshjes, një prej lojtarëve të Meksikës u godit me shishe nga tifozët që ndodheshin në tribunë.

Related posts

SHKËLQEN NË LA LIGA/ Bardhi sërish protagonist, rikthehet pas 6 ndeshjesh për t’i shënuar Atleticos (VIDEO)

Delo.autor

ATALANTA-JUVENTUS/ Mbrojtja bunker, Pirlo me sytë nga CR7 në Coppa Italia. Ja statistikat…

Delo.autor

“DIGA BORDO”/ PSG ndalet për herë të parë në Francë, NEYMAR rishkruan historinë

Isa.Autor

Leave a Comment