Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Katër lojtarë të larguar zyrtarisht, drejt “divrocit” me Partizanin edhe…

Te Partizani ka pasur disa largime zyrtare deri më tani. Normalisht, largimi më i rëndësishëm ishte ai i Erald Çinarit, por së bashku me sulmuesin shkodran, janë larguar zyrtarisht edhe tre futbollistë të tjerë deri tani.

Roberto Dominguez, Donald Mëllugja dhe Uilliam Kordeiro kanë ndërprerë bashkëpunimin me klubin e kuq dhe do të nisin aventurat e tyre diku tjetër.

Përveç këtyre katër lojtarëve, janë edhe shumë lojtarë të tjerë që kanë kontratë deri në fund të qershorit dhe mbetet për t’u parë nëse do të qëndrojnë apo jo, por deri më tani, janë me një këmbë larg Partizanit…

Related posts

SHQIPËRIA NË NATIONS LEAGUE/ Prapaskenat me Rejën, zbehen shanset për rinovim. Ja shansi i fundit

Delo.autor

“NDESHJE PA NGJYRË”/ Erjon Bogdani: Kategoria Superiorie si niveli i Seria C

Delo.autor

RISI NË CHAMPIONS/ UEFA teston ndeshjen e parë me VAR në distancë, ja në cilën duel do të procedohet…

Delo.autor

Leave a Comment