Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani arrin akordin me mbrojtësin rumun… (FOTO)

Partizani ka gjetur akordin me mbrojtësin e Hellas Veronës, rumunin Deian Boldor.

boldorn

Vet klubi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar dhe vërtetuar se Boldor është lojtari më i ri i skuadrës.

Lojtari vjen në Shqipëri me formulën e huazimit për një vit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Ligës së Europës, ndaj Sherif Tiraspol.

Njoftim i klubit: 

ZYRTARE 
DEIAN BOLDOR PËRFORCIMI MË I RI I KAMPIONËVE

Klubi i Futbollit Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshes me Deian Boldor. Mbrojtësi 24 vjeçar nga Rumania, i cili është në pronësi të klubit Italian Hellas Verona, mbërrin te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit. Boldor i cili ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese U-17 dhe U-21 të Rumanisë, përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrat italiane Roma, Peskara, Bolonja dhe sezonin e fundit te Foxhia. Gjithashtu mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipit Montreal Impakt në Amerikë. Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol .

Related posts

Presidenti i Borussia Dortmund: Aubameyangun e mashtruan ofertat milionëshe

Q.Autor

ZBULOHET SKANDALI NË PREMIER/ Kush është mesfushori i arrestuar për abuzim seksual me të mitur

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Është duke bërë një sezon fenomenal, Milan në ndjekje të bomberit të Benficës…

Delo.autor

Leave a Comment