Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Kërkohet nga Mourinho, mesfushori Xhaka arrin akordin me Romën. Ja detajet…

Kryefjala e ditëve të fundit përveç “Euro 2020” janë edhe transferimet e lojtarëve sa nga një ekip në tjetrin. Në vorbullën e gjithë kësaj është edhe lojtari me origjinë shqiptare Granit Xhaka.

Mesfushori i Arsenalit është një dëshirë e vazhdueshme e trajnerit të Romës, Zhoze Murinjos.  Siç duket negociatat kane avancuar dhe Roma është pranë nënshkrimit me 28-vjeçarin e përfaqësueses zviceriane. Për koiçidencë Xhaka do të përballet me Italinë në fazat e grupeve të Euro 2020.

Sipas “Chris Wheatley”, “Metro” dhe “Daily Mail”, Arsenal është në bisedime të avancuara me Romën për të përfunduar marrëveshjen. Skuadra angleze kishte kërkuar 25 milion € për të lënë të lirë lojtarin e tyre , ndërsa oferta fillestare ishte 14 milion € plus bonuse.

Tashmë është pranuar që Xhaka ka rënë dakord për kushtet personale me Romën për një kontratë katër-vjeçare dhe do të ishte lojtari i dytë shqiptar që do bëhej pjesë e skuadrës nga Italia, sepse aty do të gjente bashkëkombësin e tij Marash Kumbullën.

Related posts

REALI DUHET TË KRENOHET/ VINICIUS i merr “mend” kundërshtarit, RODRYGO shënon (VIDEO)

Isa.Autor

Donis Avdijaj nuk ndalet shënon gol të bukur në Holandë

Sadik.Autor

“GARDIANI” FESTOI NDESHJEN E TIJ TË 200-TË/ Barcelona kërkon me çdo kusht të mbajë Ter Stegen

Delo.autor

Leave a Comment