Futboll

Pelé shtrohet në spital pas një kolapsi të rëndë në shtëpinë e tij

Mediat britanike kanë njoftuar se Pelé është hospitalizuar në Brazil, pasi kishte pësuar një “kolpaso” të fortë në shtëpi. “O Rei”, 77 vjeç, në paraqitjet e tij të fundit ishte duke ecur me një mbajtëse, ndërsa mori pjesë në një darkë në nder të tij për FWA (Football Writers Association).

Specialistët që po e trajtojnë në spital e kanë diagnostikuar me lodhje të rënda, si arsye e shëndetit të tij të dobët. Sipas FWA, “në orët e hershme të së enjtes në mëngjes, Pele pësoi një shembje dhe u dërgua në spital në Brazil, ku ka kryer një sërë testesh, që duket se tregojnë për një lodhje të rëndë. Mjekët po e monitorojnë shërimin e tij.

Për fat të mirë, nuk ka asnjë paralajmërim për diçka më serioze se sa lodhja dhe të gjithë ne, të Shoqatës së Shkrimtarëve të Futbollit i urojmë Peles shërim të shpejtë dhe të plotë. Situata e tij mjekësore e pengon atë të udhëtojë për në Londër. Pas bisedimeve me Pele dhe ekipin e tij, ai ka insistuar që eventi të vazhdojë, sidomos për shkak se shumë nga miqtë e tij do të udhëtojnë nga jashtë, që të jenë në këtë ngjarje të dielën”.

Related posts

Neuer optimist: Koha për t’u zgjuar, nuk ka përçarje te Gjermania

Sadik.Autor

Garcia: Neymar dhe Mbappe, një dyshe e përsosur për Real Madridin

Isa.Autor

Eliminimi i Zvicrës/ Behrami ndryshon mendje në lidhje me qëndrimin në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment