Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Barcelona ka synim kryesor yllin Haaland, plani B është bomberi “Zikaltër”…

Aguero u prezantua, Depay është çështje kohe, por Barcelona nuk e ka përfunduar përforcimin e sulmit. Me një ose dy shitje të rëndësishme (Dembélé dhe Griezmann), Blaugrana-t mund të aspirojnë për një tjetër sulmues të klasit botëror, që synohet të merret në javët e fundit të verës. Dy emrat në garë janë Haaland dhe Lautaro Martinez, siç raportohet nga katalanasja “Sport”.

Prioriteti është qendërsulmuesi i Borussia Dortmund, me agjentin e të cilit, Mino Raiola, presidenti Laporta ka marrëdhënie të shkëlqyera. Sidoqoftë, pengesa është Borussia, e cila për momentin nuk dëshiron ta lëshojë bomberin norvegjez. Tentativat do të bëhen pas Kampionatit Europian. Nëse nuk shkohet dot te Haaland, plani B është një tjetër: Lautaro Martinez.

Interi është i gatshëm të negociojë, shitja me para ose shkëmbimi janë opsionet. “Toro” ëndërron të luajë me Messin dhe po pret vetëm Barcelonën, tashmë shumë afër tij verën e kaluar. Edhe Atletico Madrid është në gjurmët e Lautaro Martinez, por Barça mbetet zgjedhja e parë prej Messit dhe lobit argjentinas në ekip.

Related posts

Rrëfehet Caballero: Pata kërcënime, gafa ime do të kthehet në anekdotë

Isa.Autor

“Puma” prezanton fanellat e dyta për Kupën e Botës 2018…

Sadik.Autor

GODITJE FATALE NË DERBI/ Është një periudhë e zezë për Milanin, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment