Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ SKËNDERBEU-KAMZA: Lojë e luftuar nga të dyja skuadrat, por nuk konkretizojnë (VIDEO)

Ka nisur takimi mes Skënderbeut dhe Kamzës në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Korçarët duan të jenë në hapat e Partizanit të vendit të parë dhe me 2 fitoret e fundit po e mbajnë në presion.

Ndërsa Kamza duhet ti largohet rezultateve negative, pasi në 4 javët e fundit ka grumbulluar vetëm 1 pikë.

LIVE/ Skënderbeu-Kamza 1-0

Oto Xhon 12′

KOMENTI

71′ Pasim i fortë në qendër nga Zisi, por Plaku i mbuluar nga një mbrojtës korçar nuk arrin të devijojë në rrjetë.

66′ Largohet autori i golit Oto Xhon, në fushë Guindo. 

63′ Plaku gjendet mirë në hyrje të zonës korçare. Ndërkohë që kishte 5 pika pasimi preferoi të gjuante vet dhe topi përfundoi jashtë.

60′ Ka tension në fushë, pas një faulli të shkaktuar nga Teqja ky i fundit reagon ashpër dhe kryesori i tregon të verdhin.

55′ Niko Zisi shfaqet në zonën korçare, por godet shumë keq dhe larg kuadratit.

46′ Largohet Bonani në fushë Martinena

45′ Starton pjesa e dytë, topin e nis Kamza. 

PJESA E DYTË

45+2 Përfundon pjesa e parë.

45+1 Largohet Roloviç, në fushë Fukui.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

38′ Zisi është i lirë nga e majta, por nuk shërben siç duhet për Roloviç me kokë.

33′ Guezh pason për Bregun pas një kundërsulm, por vlonjati nuk godet mirë.

27′ Muzaka ka shqetësime, zëvendësim i detyruar, në fushë është Demte.

25′ Kundërsulm i mirë i korçarëve, finalizohet me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

16′ Kamza humbet mundësinë më të artë. Plaku gjuan jashtë penalltinë.

plaku penalltia e humbur on Vidnews.

16. I verdhë për Radas pasi pengoi Zisin.

15′ Penallti për Kamzën. E fiton Niko Zisi.

momenti penalltise on Vidnews.

12′ GOOL. Oto Xhon shënon për vendasit.

gol OTO XHON on Vidnews.

10′ Bonani ndëshkohet me të verdhë.

9′ Shperthim i mirë i Gripshit nga e djathta, por nuk shërben siç duhet në zonë.

4′ Përplasje mes Radas dhe Plakut, futbollistët kërkojnë ndihmën mjeksore.

1’Nis sfida. Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Related posts

Mourinho bën gati 70 milionë euro për qendërmbrojtësin e Anglisë…

Isa.Autor

LEGJENDA E GJIMNASTIKËS SHQIPTARE/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh i Sportit”…

Delo.autor

JO VETEM RONALDO DHE MESSI/ Gola spektakolar shënojnë edhe mbrojtësit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment