Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Dakordësi verbale, Dinamo pranë transferimit të portierit që shkëlqeu në Superiore. Ja emri…

Teksa është rikthyer në Superiore pas 9 vjetësh, Dinamoja i ka shfaqur hapur ambiciet për të ndërtuar një skuadër kompetitive, duke synuar lavdinë e dikurshme të emrit të vet. Dhe piketat e skuadrës së Superligës nisin që nga porta, ku blutë nuk heqin dorë nga portieri i Apolonisë, Romeo Harizaj.

“Gardiani” fierak, tanimë edhe pjesë e Kombëtares së parë, ishte një nga lojtarët më të spikatur tek Apolonia në edicionin që lamë pas në Superligë, duke qenë njëherësh edhe kapiten i skuadrës. Mes përfaqësuesve të të dyja skuadrave ka pasur bisedime pas përfundimit të kampionatit dhe një dakordësi verbale. Klubi fierak u ka premtuar dinamovitëve se Harizaj do të jetë pjesë e Dinamos, nëse nuk shitet jashtë Shqipërisë.

Me sa duket, tregu i huaj nuk ka ofruar oferta të kënaqshme dhe nënshkrimi me Dinamon mbetet një formalitet kohe, çka mund të ndodhë menjëherë pasi portieri Harizaj të kthehet nga angazhimet e tij me ekipin kombëtar. Veç Harizajt, dinamovitët kanë shfaqur interes edhe për sulmuesin Mario Gjata, që ka debutuar së fundmi dhe me Shpresat e Shqipërisë. 20-vjeçari që realizoi 8 gola për Apoloninë në Superligë, ka pasur oferta edhe nga jashtë, por Dinamoja duket një pistë
serioze për të riun fierak.

Related posts

Tratativat për Emre Can, Juventus ‘rivalizohet’ edhe nga Manchester City

Q.Autor

Maradona nuk heq dorë: Ky mund të jetë Botërori i Messit

Isa.Autor

Mkhitaryan drejt largimit nga United, Inter në ‘pole position’

Q.Autor

Leave a Comment