Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ÇEKI-SHQIPËRI/ Reja përzien kartat, në sulm pritet Manaj dhe Cikalleshi. Ja formacioni i mundshëm…

Formacioni i Kombëtares do të vendoset sot, pasi lojtarët të zgjohen në mëngjes dhe të “raportojnë” për gjendjen e tyre fizike. Edhe dje, në stërvitjen e fundit në Çeki para miqësores që starton sot në 20:15, trajneri Reja ka përzier kartat duke mos lënë shumë të kuptohet se cilët do të jenë titullarët. Kjo, edhe nga pikëpyetjet mbi gjendjen fizike të atyre që kanë bërë 90 minuta ndaj Uellsit.

FORMACIONI – Ndoshta, i sigurti i vetëm mund të jetë Gentjan Selmani. Në formacionin më të
mundshëm, Reja ka vendosur Ismajlin, Kumbullën dhe Hoxhallarin në njërën treshe me Dokën e Lenjanin nga krahët. Përpara tyre, Bare si “ekran” dhe Ramadani e Çekiçi në mbështetje. Manaj dhe Cikalleshi kanë qenë dyshja që ka nisur minindeshjen e djeshme në stërvitje. Në anën tjetër, Salihi u është bashkuar dyshes Seferi dhe Balaj. Në mesfushë, Kallaku, Abrashi dhe Qazim Laçi. Nga krahët, Trashi dhe Veseli, ndërsa në qendër Berat Gjimshiti dhe Ajeti.

BALOTAZHET – Ndërsa mbrojtësi i Atalantës pritet titullar, mund të jetë përdorur taktika që qendërmbrojtësi i formacionit të luajë kundër sulmuesve, ndoshta bashkë edhe me Ajetin dhe Frederik Veselin. Kësisoj, mbetet për t’u parë si do të ketë qenë paraqitja e kuqezinjve dje, teksa pasi të analizohen në mbrëmje edhe të dhënat e grumbulluara nga jelekët me GPS që mbajnë veshur, të mund të përzgjidhet edhe 11-shja me lojtarët më të freskët fizikisht.

Related posts

FIRMOS ME SKUADRËN E RE/ Mërgim Mavraj rikthehet te Greuther Furth

Delo.autor

ZYRTARE/ Gardiani shqiptar i jep fund aventurës në Ukrainë: Ishte privilegj për mua

Delo.autor

“S’E KUPTOJ SI E KANË BLERË MURIQIN”/ Gazetari italian kritika kundër Lazios: Me 20 milionë euro do të merrja një…

Delo.autor

Leave a Comment