Futboll Sport

“PËR T’U NGRITUR PËRSËRI NË KËMBË DUHET ZEMËR”/ Mesfushori Jorginho: Nuk mund t’i harroj lotët e Buffon…

Rruga drejt Euro 2020 ka qenë shumë pozitive për Italinë që do të paraqitet në turneun prestigjioz në mënyrën më të mir ëtë mundshme.

Megjithatë, mes “Axurrëve” ka nga ata që kanë ripërshkuar edhe etapat negative të jetuara në të kaluarën, veçanërisht përballjen e dyfishtë me Suedinë në 2017-ën, që la italianë jashtë Botërorit të 2018-ës.

Mesfushori Jorginho është ndalur pikërisht tek ajo mbrëmje e tmerreshme në një intervistë të dhënë për Rai 1.

“Eliminimi kundër Suedezë? Nuk do t’i harroj kurrë lotët e Buffon, sepse mbyllte rrugën e tij me kombëtaren me një eliminim dhe pa Botëror”, ka thënë mesfushori i Chelsea-t.

“Për t’u ngritur përsëri në këmbë duhet zemër. Zgjedhja ime për të veshur fanellën e Italisë? E dua Brazilin, kam lindur aty, por Italia më ka pritur dhe kur më është dashur të zgjedh nuk kam partur dyshime. Ka qenë zgjedhja e duhur”.

Related posts

“EPOKA E RE E ARGJENTINËS”/ Icardi dhe Dyaba pritet të luajnë së bashku nga minuta e parë

Isa.Autor

CEREMONI FESTIVE PËRPARA SFIDËS ME KUKËSIN/ Olsi Rama: Tifozët s’e lanë kurrë ekipin jetim…

Delo.autor

Juventusi ndaj Bolognas për vendin e dytë, Berisha kundër Strakoshës

Delo.autor

Leave a Comment