Futboll Sport

“JAM STËRVITUR ME ATË”/ Mbrojtësi Florenzi: Ndoshta është më i forti në botë. Nuk ndalet as në “PlayStation”

Alessandro Florenzi, nga grumbullimi në Coverciano, ka folur për Kylian Mbappe, kundërshtar i mundshëm në Europian dhe shoku i tij i skuadrës te PSG.

“Si ndalet Mbappe? Ndalet si skuadër. Është më i forti në Europian, ndoshta edhe në botë. Jam stërvitur me atë, disa herë nuk e kam ndalur, të tjera ia kam dalë. Edhe në PlayStation nuk është e lehtë ta ndalësh”, ka thënë mbrojtësi italian.

“Franca ka lojtarin më të fortë të Europianit. Janë favoritë, e thotë Botërori i fituar, por dua të them një gjë: fitorja nuk është aq e lehtë të arrihet. Veçanërisht në një kompeticion ku detajet mund të bëjnë diferencën: mund të jetë një goditje këndi ose një gjë tjetër”, ka vazhduar Florenzi.

“Ka kombëtare të tjera të forta që mund ta kërcënojnë, por jemi edhe ne. Do të jetë e vështirë, ka shumë skuadra gati për të luftuar, shpresojmë të jetë një Europian i mirë”.

Related posts

“MAGJIA” E “TË KUQVE”/ Keita ndëshkon Bournemouth, shikoni se çfarë bën Salah (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ “Zonja e Vjetër” bën gati 20 milion euro yllin e Genoas, futen në garë…

Delo.autor

PAGESA E ME KËSTE PËR MAROKENËT/ Dënimi nga FIFA, zbardhet plani i Tiranës për zhbllokimin e merkatos

Delo.autor

Leave a Comment