Futboll Sport

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur Reali i Madridit ngriti në qiellin e Parisit trofeun e Ligës së Kampioneve për herë të 14-të në historinë e tij.

Madje, as polemikat, me Realin e Madridit dhe Liverpulin që kanë akuzuar UEFA-n dhe policinë franceze për problemet e shumta me të cilat u shoqëruar finalja e 28 majit.

Por mes premtimeve për hetime të pavarura e ndjesës publike të UEFA-s, kjo e fundit ka nxituar të publikojë datat e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Sikurse shumë aktivitete të tjera futbollistike në Europë, edhe sezoni 2022-2023 i Ligës së Kampioneve do të jetë shumë i kushtëzuar nga zhvillimi i Kampionatit Botëror në Katar në muajt nëntor-dhjetor të këtij viti.

Kjo ka bërë që UEFA të ndryshojë datat e zhvillimit të ndeshjeve në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, duke ngushtuar datat me qëllim që gjithçka të mbyllet përpara 21 nëntorit që përkon edhe me datën e fillimit të Kampionatit Botëror. Pak a shumë do të jetë një sezon gati ekspres në Ligën e Kampioneve.

Pa u ndalur te faza eliminatore, ndeshjet e fazës në grupe do të luhen me një kalendar mjaft të ngjeshur.

Takimet e para në grupe do të luhen në datat 6-7 shtator, teksa takimet e fundit në grupe do të luhen në datat 1-2 nëntor 2022.

Zakonisht, faza në grupe në Ligën e Kampioneve mbyllet në javën e dytë të dhjetorit, por me Botërorin përpara, faza në grupe do të mbyllet një muaj më parë.

KL

Related posts

FIORENTINA-INTER/ Nga salla e operacionit në tribunë, Ribery shfaqet me paterica në stadium (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Fitoi titullin me Partizanin, të kuqtë kërkojnë të rikthejnë mesfushorin…

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Trajneri Shkëmbi: Kemi një elip të cunguar, shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment