Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Napolit i habit të gjithë, transferohet të luajë në Turqi

Ish-kapiteni i Napolit, Marek Hamshik ka firmosur me skuadrën turke të Trabzonsporit.

Pas një sezoni tek suedezët e Goteborg, Hamshik ka pranuar që të transferohet drejt turqve të cilët e kanë marrë seriozisht formimin e një skuadre për titull kampion.

Para disa kohësh klubi turk nxiti dhe tifozët që të nisnin një fushatë për të bindur mesfushorin sllovak të transferohet tek Trabzonspori, teksa vetëm pak minuta më parë klubi zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me 33 vjeçarin.

Hamshik luajti për 12 sezone me Napolin duke qenë për një kohë të gjatë dhe kapiteni i skuadrës, por më pas u largua pasi forma e tij ra ndjeshëm dhe ndikimi në skuadrën napoletane ishte shumë i vogël.

Sllovaku do të gjejë tek Trabzonspori dhe dy ish të Serisë A, sulmuesin Zhervinjo dhe mbrojtësin Bruno Peres.

Related posts

MJAFTON SERGIO RAMOS/ Real Madrid vendos një dorë te titulli

Delo.autor

KAOS TE UNITED/ Izolohet Ronaldo, detyrohet ta hajë drekën i vetëm

F.autor

KTHIMI PAS 4 VITESH E GJYSMË NË SERIE A/ Thiago Motta: Ylli Manaj është gati

Delo.autor

Leave a Comment