Futboll La Liga

(FOTO) Coutinho prezantohet zyrtarisht tek Barça, ja fjalët e para të brazilianit

Coutinho është prezantuar te Barcelona, i cili ka nënshkruar kontratën pesë vite e gjysmë me katalunasit.

Coutinho tashmë ka hedhur të zezën mbi të bardhë. 25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vite e gjysmë që do ta mbajë në Barcelonë deri në vitin 2023, shkruan Gazeta Express.

Ai u prezantua në Camp Nou dhe para gazetarëve tha se “ëndrra iu bë realitet”.

“Dua të falënderoj presidentin, klubin për durimin që patën me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Ëndrra më është bërë realitet”, ishin fjalët e para të Coutinhos pasi nënshkroi kontratën me Barcelonën.

Pas pak, lojtari që u ble për 160 milionë euro nga Liverpooli, do të zbresë për herë të parë në fushë me fanellën e Barcelonës.

 

Related posts

LOJTARI PREMTUES/ Dëmtimi e mbajti jashtë fushe, Panucci i jep kurajo futbollistit kuqezi

Isa.Autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis menjëherë me protesta, gjirokastritët duan penallti (VIDEO)

Isa.Autor

“INTERI MUND TË FITONTE 6-0/ Milani ishte skandal…, flet sulmuesi legjendar!

Delo.autor

Leave a Comment