Futboll Sport

Esteban Kambiaso ndihmëstrajneri i Kolumbisë në Botëror!

Esteban Kambiaso mund të bëhet pjesë e stafit teknik të kombëtares kolumbiane të futbollit në Botërorin e muajit të ardhshëm në Rusi. Nuk ka ende një komunikim zyrtar nga ana e Federatës Kolumbiane të Futbollit, por në Argjentinë janë të sigurt se “Cuchu” do të shkojë në Rusi si asistent i Pekermanit.

Trajneri i Kolumbisë, Hoze Pekerman, ka shumë argjentinas në stafin e tij teknik: Eduardo Urtasun, Nestor Lorenco, Patrisio Kamps, Pablo Garabezho, Gabriel Vainer dhe Martin Petrezhi. Nuk ishte një rastësi që ish-mesfushori i Realit të Madridit dhe Interit ishte në tribunë për miqësoret e Kolumbisë kundër Francës në Paris më 23 mars dhe Australisë në Londër, katër ditë më vonë.

Detyra e tij do të jetë ajo për të punuar në një repart specifik: mesfushën. Oferta e pabesueshme mund ta vendosë Kambiason në Botëror kundër Argjentinës së tij.

Related posts

SPEKATAKOLARE/ Merr formë “Arena Kombëtare”, FSHF publikon pamjet e impiantit

Isa.Autor

E RËNDË NË ITALI/ Sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit. Poston FOTO…

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Çfarë gabimi nga Donnarumma, Milan pëson dy gola në tri minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment