Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Trajneri Inzaghi ulet në stolin e skuadrës së njohur italiane, do drejtojë mesfushorin e Shqipërisë

Papunësia e Filipo Inzagit pas largimit nga drejtimi i Beneventos ka zgjatur shumë pak. Ish-lojtari i Milanit është zyrtarizuar në krye të skuadrës së Breshas.

Këta të fundit pasi dështuan të sigurojnë ngjitjen në Serie A në sezonin që lamë pas, vendosën të ndryshojnë trajner, duke ia besuar drejtimin e skuadrës Inzagit.

Nëpërmjet një komunikatë zyrtare, Bresha bën me dije se Inzagi do të jetë në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku objektivi do të jetë ngjitja në Serinë A. Në urdhrat e Inzagit do të jetë edhe mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj, i cili luan për skuadrën e Breshës.

Related posts

“CONTE E KTHEN DHOMËN E ZHVESHJES PËRMBYS”/ Lojtari i Interit: Ai dëshiron të qëndrojë këtu

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dy ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE(

Delo.autor

ZBULON LISTËN E BUJSHME/ Handanovic zgjedh 5 më të mirët në historinë e Inter-it dhe dy legjendat që e kanë frymëzuar

Delo.autor

Leave a Comment