Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Trajneri Inzaghi ulet në stolin e skuadrës së njohur italiane, do drejtojë mesfushorin e Shqipërisë

Papunësia e Filipo Inzagit pas largimit nga drejtimi i Beneventos ka zgjatur shumë pak. Ish-lojtari i Milanit është zyrtarizuar në krye të skuadrës së Breshas.

Këta të fundit pasi dështuan të sigurojnë ngjitjen në Serie A në sezonin që lamë pas, vendosën të ndryshojnë trajner, duke ia besuar drejtimin e skuadrës Inzagit.

Nëpërmjet një komunikatë zyrtare, Bresha bën me dije se Inzagi do të jetë në krye të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku objektivi do të jetë ngjitja në Serinë A. Në urdhrat e Inzagit do të jetë edhe mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj, i cili luan për skuadrën e Breshës.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Historike, Bermuda bëhet shteti më i vogël në botë që fiton një medalje të artë

Delo.autor

DRAMË NË “ANFIELD”/ Newcastle ndal Liverpool në frymën e fundit dhe e lë jashtë zonës Champions

Delo.autor

Liverpooli nuk ndalet! Shënon gol ndaj Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment