Futboll Seria A Sport

“NDIHEM SHUMË MIRË TEK MILAN”/ Theo Hernández: Frymëzohem nga Benzema dhe Mike Tyson

Theo Hernández, mbrojtësi francez i majtë i Milanit, dha një intervistë për mikrofonat e “L’Officiel Arabia”, një revistë e modës në Lindjen e Mesme. Këto janë disa nga deklaratat e tij. E fillon nga momenti kur nisi të luante futboll: “Unë isha i interesuar për futbollin që në moshë të re. Familja dhe miqtë e mi ma bënë futbollin më shumë sesa një sport. Ka qenë pasioni im që kur isha fëmijë dhe jam shumë i lumtur që e përjetoj njësoj edhe sot.

Më vonë shkova të jetoj në Spanjë dhe ju e dini se sa i rëndësishëm është futbolli në këtë vend. Mund të thuash që e gjithë fëmijëria ime më bëri futbollistin që jam sot. Edhe vëllai im kishte aftësi, të dy ishim të dashuruar me futbollin. Më pas u bashkova me Atletico Madrid, në moshën 10 vjeç. Isha shumë i ri, i jam shumë mirënjohës klubit që më formoi. Atletico Madrid më dha shumë, më lejoi të realizoj pasionin tim për futbollin”.

Mbi të tashmen dhe të ardhmen e tij profesionale, Theo Hernández shtoi: “Ndihem shumë mirë në Milano. Atmosfera, ndeshjet, tifozët, gjithçka është me të vërtetë e pabesueshme. Do të shohim se çfarë sjell e nesërmja. Nga pikëpamja personale kam disa projekte në zhvillim. Jam shumë i lumtur me jetën që bëj”.

Disa fjalë për hapat e tij të parë me kuqezinjtë: “Sapo mbërrita në Milano, lëndova kyçin e këmbës në një ndeshje miqësore kundër Bayern Munich. Për shkak të dëmtimit u detyrova të rri pushim disa kohë. Për mua ishte e vështirë, por falë familjes sime dhe tifozëve e përballova këtë situatë”.

Sezoni i fundit sportiv ishte i rrethuar nga makthi i koronavirusit: “Fakti që ishte diçka e panjohur dhe e re ishte me të vërtetë e frikshme. Për botën e sportit, ndryshimi më i madh ishte padyshim në marrëdhëniet me tifozët. Me të vërtetë na mungon kontakti me mbshtetësit. Pandemia është një çështje serioze, por jam i bindur se do ta gjejmë një mënyrë që ky virus të zhduket dhe gjithçka mund të jetë si më parë. Kjo është dëshira ime më e rëndësishme në këto momente”.

Lidhur me sportistin që e ka ndikuar më shumë jetën e tij, francezi tha: “Unë mund të mendoj për shumë persona. Gjatë karrierës sime kam takuar dhe kam punuar me njerëz fantastikë, që më kanë dhënë kaq shumë si personalisht, ashtu edhe profesionalisht. Nëse duhet të përmend dike, unë do të thoja Karim Benzema për profesionalizmin e tij dhe Mike Tyson për vendosmërinë. Por, nëse duhet të përmend vetëm një, do të thoja Zinedine Zidane, i cili është një person i jashtëzakonshëm, që më ka mësuar shumë”.

Related posts

HUMBI GARËN PËR TITULL ME LIVERPOOL/ Guardiola gati të përforcojë ekipin me dy prurje të reja

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Pas transferimit të Ronaldos, punëtorët e Fiat fillojnë grevën

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ As Angelli dhe as Perez, ja kush ishte ideatori i Super League-s…

Delo.autor

Leave a Comment