Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK KANË RINOVUAR ME SHKODRANËT/ Ja 8 lojtarët e Vllaznisë që ende s’kanë gjetur gjuhën e përbashkët…

Vllaznia ka 8 lojtarë të cilëve u ka përfunduar kontratat. Të gjithë kanë qenë ndër ata që kanë dhënë më të mirën e tyre në arritjet e klubit në këtë sezon.

Ajo që mësohet është se drejtuesit e klubit dhe lojtarët në fjalë ende nuk janë ulur kokë më kokë për të diskutuar hollësisht për të ardhmen e tyre. Me sa është mësuar, fillimisht mes disa prej tyre dhe klubit kuqeblu kanë nisur negociata, por me sa mësohet është ende herët.

Marku është një prej tyre që ka pranuar se me të klubi kanë nisur negociatat, por nuk është vetëm ky lojtar që ka është në tratativë me klubin. Nga sa është mësuar fillimisht është se me ata lojtarë që kanë nisur bisedimet ajo që po kërkohet nga ana e lojtarëve, është kërkesa për një rritje të pagës së tyre.

Arritjet e sezonit të shkuar dhe performanca e treguar u kanë lejuar lojtarëve që të kërkojnë një gjë të tillë. Ajo që është mësuar është se disa nga lojtarët kanë kërkuar një rritje të pagës afro 1 mijë euro më shumë. Gjithsesi, këto mbeten për t’u parë, pasi lojtarët do të dalin në stërvitje ditën e hënë për të nisur punën për sezonin e ri.

Related posts

MERRET VENDIMI/ UEFA i zyrtarizon goditjen e radhës Tiranës, ja kur vjen në Shqipëri

Delo.autor

“KA ARDHUR KOHA”/ Ish-ylli i Real Madridit bëhet aktor, luan në një seri rreth mafisë dhe kokainës

Delo.autor

“PËRTEJ ËNDRRAVE TONA, JAM I SURPRIZUAR”/ Duka inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Ja kur e kemi gati (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment