Boks Sport

EDHE PSE 54 VJEÇ, NUK NDALET SË STËRVITURI/ Legjenda Tyson rikthehet në ring: Konfirmohet dueli

Mike Tyson në ring sërish? Po, në muajin shtator.

Legjenda amerikane e boksit, edhe pse 54 vjeç, nuk ndalet së stërvituri.

Në nëntor ai bëri edhe një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr, ndërkohë që nuk dihet nëse këtë herë do të përballet me Lennox Lewis apo Evander Holyfield.

Trajneri i Tyson, Rafael Cordeiro, ka deklaruar për MMAFighting: “Kemi vazhduar stërvitjen gjatë gjithë kohës. Ai është një atlet dhe gjithmonë stërvitet, godet thasët e boksit në palestër. Mendoj se do të jetë sërish në ring në muajin shtator”

“Nuk e di kush do të jetë kundërshtari i tij, pasi kompania ‘Legends Only League’ është duke punuar në këtë drejtim dhe po  negocion për të drejtat televizive.

Ne jemi duke u stërvitur dhe do të jemi të gatshëm për momentin që konfirmohet data e duelit”.

Related posts

SHPESH HERË NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Jorginho “tradhton”: Nuk jam njeriu i Sarrit…

Delo.autor

JUVE NË RËNIE TË LIRË/ Bardhezinjtë mbeten jashtë zonës Champions

F.autor

LIVE/ Kolumbia i bën “tris” Polonisë  me golat e Falcaos e Cuadrados (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment