Futboll Seria A Sport

KA ZHGËNJYER NË KATALONJË/ Ylli do të kthehet tek Juventus falas deri në vitin 2023, ja emri..

Duket se do të mbarojë vetëm pas një sezoni aventura e Miralem Pjanic te Barcelona.

Mesfushori boshnjak ka zhgënjyer në Katalonjë dhe tani mund të kthehet tek Juventus.

Koeman e ka nxjerrë në shitje, por deri tani nuk ka asnjë ofertë për lojtarin.

Kështu, zgjidhja e vetme mund të jetë huazimi, një hipotezë që shkon në favor të Juventus, e interesuar për ta rimarrë futbollistin në Torino, sipas Rac-1.

Massimiliano Allegri dhe lojtari kanë folur kohët e fundit pas zyrtarizimit të kthimit të trajnerit në drejtim të Zonjës së Vjetër.

Pjanic, i cili ka një kontratë deri në 2024-ën me Barçën, mund t’i kërkojë klubit spanjoll ta huazojë deri në 2023-shin tek Juventus.

Related posts

BËN BILANCIN E 2020/ Presidenti Duka: Iu gjendëm pranë komunitetit të futbollit, t’i tregojmë botës mikpritjen tonë me…

Delo.autor

Milani drejt “goditjes” së madhe kërkon transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Q.Autor

LIVE/ Tottenham-Liverpool, nis magjia në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

Leave a Comment